Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë, thotë Haradinaj

NULL NULL
31.10.2025 14:12

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë për formimin e qeverisë së re.

Në prononcimin për media pas takimit me Presidenten Osmani dhe liderët tjerë të partive parlamentare, ai tha se e para e shtetit s’mund të pranojë mandatar të ri pa shumicë.

“Kurti nuk ka qenë i qartë nëse është vetë mandatar, apo e propozon dikë tjetër. Nëse e propozon veten, është pak situatë jo e lehtë, nuk e di si do ta trajtojë presidentja. Beosj që presidentja e ka edhe një situatë që duhet me e shqyrtu: nuk mundet me pranu mandatar të ri pa shumicë, pra nuk mundet me marrë një kërkesë të dytë pa u konfirmu numri i deputetëve 61. Me shumë gjasa nuk do të ketë mandatar tjetër, mirëpo ajo ideja me shfrytëzu kohë, e me marrë kohë, po vazhdon”, deklaroi kreu i AAK-së.

lajme të ngjashme