Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Më shkatërroi fshehurazi jetën”, Britney Spears akuzon nënën se qëndron pas idesë për kujdestari

NULL NULL
03.11.2021 08:40

Britney Spears të martën ka akuzuar nënën e saj Lynne, se ishte arkitektja e konservatorit që I kufizoi çdo lëvizje për 13 vitet e fundit, duke bërë një postim të ‘ashpër’ në Instagram, I cili ndër të tjera thoshte: “Ti e di saktëisht se çfarë ke bërë”.

Spears, 39 vjeçare, e fshiu shpejt postimin në të cilin nisi një sulm befasues ndaj nënës së saj.

Lynne Spears është përpjekur të mbajë anën e Britney në grindjen me babanë e saj Jamie, ish-burrin e saj, sa i përket kujdestarisë.

Por këngëtarja i ka refuzuar vazhdimisht propozimet e saj dhe të martën tha se nëna e saj ishte fajtorja e vërtetë në gjithë këtë punë.

“Babai im nuk është aq I zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një kujdestari”, tha Britney.

Këngëtarja ka postuar një mesazh në Instagram ku shkruan: “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur e buzëqeshur”.

“Babai im mund të ketë filluar konservatorin 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën”, tha këngëtarja.

Spears më pas e fshiu postimin dhe e zëvendësoi atë me një që dukej se po festonte lajmin se babai i saj ka kërkuar zyrtarisht përfundimin e kujdestarisë, duke i thënë gjykatësit në Los Angelos, se ai po e braktis menjëherë rolin e tij dhe nuk dëshiron pagesë të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv.

Britney Spears posted an Instagram caption on Tuesday, which she then deleted and replaced with an edited version, leaving out the condemnation of her mother

lajme të ngjashme