Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos NULL NULL 24.10.2024 10:15 24.10.2024 10:15 Festa e Edon Zhegrovës pasi Lille mposhti Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve. Foto: Edon Zhegrova / Instagram Magjia e Edon Zhegrovës nuk ka të ndaluar – si në kampionatin francez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Derisa në fillim të muajit Lille mposhti mbretërit spanjollë me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga Zhegrova, mbrëmë viktimë ishte skuadra tjetër madrilene, Atletico. Zhegrova nuk startoi në këtë ndeshje, por u inkuadrua qysh në pjesën e parë pas një lëndimi të bashkëlojtarit të tij Cabella në minutën 16’. Atletico shënoi në minutën e 8-të të ndeshjes, ndërsa goli i barazimit erdhi nga vetëm në pjesën e dytë, në minutën 61’. Zhegrova shënoi një super-gol për të barazuar shifrat në ndeshjen e cila përfundoi 3-1 në të mirë të Lilles. E lojtari i Kombëtares së Kosovës, pas ndeshjes publikoi pamje nga festa e tij në zhveshtore me shokët e tij të skuadrës. Ai u kujdes që të prezantonte flamurin Kuqezi, por nuk e harroi edhe plisin. Bashkëlojtarët e tij iu bashkuan në festë, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me Edonin. Ndiqni pamjet më poshtë: