Më i miri kundër Realit, por Zhegrova nuk starton ndaj Atleticos NULL NULL 23.10.2024 20:40 23.10.2024 20:40 Edon Zhegrova me çmimin "Lojtari i ndeshjes" ndaj Real Madridit Sonte Atletico Madrid e pret në shtëpi Lille në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve. Lille vjen pas fitores historike ndaj rivalit të qytetit të Atleticos, Real Madridit. Pikërisht lojtari që u shpall si më i miri i ndeshjes, Edon Zhegrova, ndeshjen ndaj Atletico Madridit do ta nisë nga stoli. Tashmë të dyja ekipet i kanë bërë zyrtare formacionet, të cilat mund t’i gjeni më poshtë: Atletico Madrid: Oblak, Molina, Witsel, Gimenez, Galan, Alvarez, Gallagher, Koke, de Paul, Sorloth dhe Griezmann. Lille: Chevalier, Alexsandro, Mandi, Toure, Meunier, Andre, Mukau, Gudmundsson, Cabella, Bayo dhe Fernandez-Pardo. Këtë ndeshje mund ta ndiqni LIVE në kanalet e Art Sport.