Me aloe vera për rritjen e flokëve NULL NULL 08.03.2018 21:51 08.03.2018 21:51 Xheli i Aloe Vera ka veti kuruese dhe është baza e shumë produkteve kozmetike. I pasur me vitamina, antioksidantë dhe enzima natyrale, xheli natyral i aloes ndihmon në hidratimin e skalpit të kokës duke mbajtur lagështirën dhe yndyrën natyrale të flokut. Për më tepër aloe vera është një antibakterial natyror, antimikrobik dhe anti-inflamator, dhe ka përbërjen kimike të keratinës nga çfarë përbëhet floku. Mënyra e duhur si duhet përdorur ky xhel është shumë i thjeshtë. Me ndihmën e një luge duhet ta merrni direkt nga bima dhe ta aplikoni në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse i keni flokët e gjata, duhet të lyeni vetëm rrënjët dhe majat.