Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me 100 vjet, plot informata (VIDEO)

NULL NULL
11.02.2016 20:36

Është hera e parë që po e pret tortën e ditëlindjes, e këtë po e bënë pikërisht në ditën kur e mbushi një shekull jetë.

Kësaj radhe, familjarët nuk e pyetën fare Ajshe Raqin, nëse donte ta kremtonte këtë datë, apo jo. Kështu, e organizuan një festë modeste, pavarësisht kundërshtimit të saj.

Megjithatë, 100 vjeçares po i pëlqen torta që u bë enkas për të, njofton Klan Kosova,

E meqë ka shumë vite mbi supet e saj, Ajshja nuk di nga t’ia fillojë rrëfimit.

Por,  ish partizania e luftës nacional çlirimtare, i kujton mirë ditët kur me pushkë në dorë luftonte gjermanët.

Kronikë nga Dafina Jegeni.

lajme të ngjashme