Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McGregor pasi shmangi burgun pranon të luftojë kundër Khabib

NULL NULL
20.08.2018 21:40

Conor McGregor ka pranuar të ndeshet fizikisht në tetor me Khabib Nurmagomedov.

McGregorit ju lejua që të rikthehet në sportin e arteve marciale pasi shmangi një dënim serioz për veprimet e tij në ditën e medias së UFC 223 në Brooklyn, ku ai i zemëruar sulmoi autobusin ku gjendej edhe Nurmagomedov.

Irlandezi i cili u përball me tre akuza për sulme dhe një akuza për trazira kriminale, u gjet fajtor për sjelljet e tij.

Mirëpo ai përfundimisht ka arritur që t’i shmanget burgut.

Sipas një raporti të “RT”, McGregor ka rënë dakord të luftojë kundër pasardhësit të tij i cili është kampion i peshave të lehta, transmeton Klan Kosova.

“Super ylli irlandez, Conor McGregor, ka pranuar që të luftoj kundër kampionit rus, Khabib Nurmagomedov.

Këtë ndeshje e ka propozuar UFC-ja dhe pritet të zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas”, ka raportuar RT Sport.

 

lajme të ngjashme