McGregor dorëzohet në polici pas ngjarjeve të djeshme në Brooklyn (VIDEO) NULL NULL 06.04.2018 08:33 06.04.2018 08:33 Luftëtari i arteve marciale të përziera, Conor McGregor, është dorëzuar në polici pasi ka sulmuar autobusin e UFC-së në New York, njofton Klan Kosova. Në të njëjtën ditë kur u bë e ditur në konferencë për media se atij do t’i merret titulli kampion i Peshave të Lehta në UFC. Pamjet e ngjarjes tregojnë momentin kur ai me shumë shokë të tij sulmojnë autobusin me luftëtarë të UFC-së brenda dhe i thyejnë xhamat. Presidenti i UFC-së, Dana White, e ka quajtur rastin “një nga gjërat më të shëmtuara” që kanë ndodhur në historinë e këtij sporti. Në një intervistë për ESPN, White tha se ai beson se McGregor dhe 20 veta të tjerë erdhën në Brooklyn në Qendrën Barclays ku po mbahej konferenca për media. Policia e New Yorkut më vonë njoftuan se McGregor po kërkohej për t’u marrë në pyetje, por më pas vet është dorëzuar në polici. Ai nuk është akuzuar ende dhe hetimet po vazhdojnë, ka njoftuar policia. Arsyeja e këtij veprimi të McGregor besohet të jetë një rast tjetër kur rivali i tij, Khabib Nurmagomedov, bashkë me shokët e tij kishte pasur një konflikt me shokun e McGrgor, Artem Lobov. klankosova.tv