McDonalds teston ulëset e biçikletave ushtrimore në dy restorante (VIDEO) NULL NULL 28.12.2021 23:41 28.12.2021 23:41 McDonald’s China konfirmoi se kompania po teston brenda lokaleve të tyre biçikletat stërvitore, pasi videoja e marrë brenda njërit prej restoranteve të tyre u bë virale në internet. Pamjet u shfaqën së fundmi në mediat sociale, që tregojnë një grua të ulur në një biçikletë të palëvizshme, teksa hante një hamburger në McDonald’s dhe kompania konfirmoi se biçikletat janë instaluar në Guangdong dhe Shangai. McDonald’s China tha se ulëset e biçikletës janë pjesë e nismës së kompanisë “Upcycle for Good”, e cila synon të promovojë qëndrueshmërinë. Kompania tha se biçikletat e stërvitjes prodhojnë energji elektrike që klientët mund ta përdorin për të karikuar celularët e tyre dhe pajisjet tjera. Kompania tha se biçikletat shërbejnë gjithashtu si një mjet për të ndihmuar klientët të qëndrojnë më të shëndetshëm teksa hanë ushqim të shpejtë. McDonald’s shtoi se po mbledh të dhëna nga dy dyqanet dhe se programi i biçikletave ushtrimore mund të zgjerohet në më shumë qytete.