Mc Gregor kthehet në ring pas tre vjetësh NULL NULL 14.04.2024 14:37 14.04.2024 14:37 Conor Mc Gregor do të kthehet në ring pas gati tre vjetësh Conor McGregor do të i rikthehet ringut. Kjo po ndodh pothuajse pas tre vjetësh. Irlandezi do të përballet kundër Michael Chandler në UFC 303 në Las Vegas më 29 qershor. Ish-kampioni i dy peshave, McGregor, 35 vjeç, nuk ka zhvilluar ndonjë luftë që nga korriku i vitit 2021. Në dy përballjet e fundit ai ka humbur. UFC konfirmoi meçin në peshë të lehtë me amerikanin Chandler pas UFC 300 në Las Vegas të shtunën. McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij MMA, ndërsa 37-vjeçari Chandler është 23-8.