Mbytet një njëvjeçar pasi konsumoi një kokërr rrushi NULL NULL 23.05.2024 13:12 23.05.2024 13:12 Një burrë i mërzitur ka bërë thirrje urgjente për ndryshim pasi djali i tij i vogël u mbyt nga kokrra e rrushit. Brian Bwoga ishte në Burns Beach në Australinë Perëndimore me djalin e tij njëvjeçar, Zaire, kur një nga miqtë i ofroi fëmijës për ta ngrënë një kokërr rrushi. Bwoga vuri re se diçka nuk shkonte kur djali i tij i vogël iu afrua dhe ishte bërë blu. Ndonëse u mundua ta shpëtonte, fëmija vdiq. “Më shikoj për herë të fundit, më dha një buzëqeshje dhe vdiq në krahët e mi”, tha babai i mërzitur. Policia dhe mjekët u përpoqën të shpëtonin djalin e tij, por ai nuk mundi të ringjallej, transmeton Klankosova.tv.