Mbytet në park ujor gjatë ekskursionit një fëmijë në Paris NULL NULL 13.08.2025 19:19 13.08.2025 19:19 Një fëmijë ka humbur jetën gjatë një ekskursioni grupor në një qendër rekreative pranë Parisit, në një park ujor me tobogane. Ngjarja ka ndodhur në një park të hapur për publikun, afër kryeqytetit francez, transmeton klankosova.tv. Rreth rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të tragjedisë ende nuk ka të dhëna të qarta. Po ashtu, nuk është e qartë nëse fëmija ishte i shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët e tij. Qyteti i Parisit ka deklaruar se bëhet fjalë për një aksident tragjik. Policia sipas rtl, ka nisur hetime dhe gjithashtu është hapur një hetim administrativ nga autoritetet pariziene.