Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllni dritaret, nis faza e katërt e dezinsektimit

NULL NULL
26.08.2015 17:01

Duke filluar nga sot, e deri me datë 31 gusht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e komunës së Prishtinës, do të fillojë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor.

Komuna e Prishtinës bën me dije se njëjtë si edhe në fazat e mëparshme, edhe kësaj radhe do të dezinsektohen mbi 6.000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

 26.08.2015 – Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parkun i Qytetit ,Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

27.08.2015 – Arbëria,Tophanja, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica

28.08.2015– Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Zona Industriale dhe Kazerma Adem  Jashari;

29.08.2015– Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;

30.08.2015 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali , Taukbashçe dhe Gërmi;

31.08.2015 – Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajvali dhe Mramur

“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda si dhe së paku për një orë të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinfektimi”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

 

lajme të ngjashme