Mbushen sheshet e Beogradit, MPB-ja serbe thotë se janë 107 mijë protestues NULL NULL 15.03.2025 19:23 15.03.2025 19:23 Protestuesit në Beogra. Foto: RFE/RL Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar. Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd. Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik, thuhet në njoftim. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është i bindur se do ta përballojnë presionin e sotëm dhe se do ta ruajnë paqen dhe stabilitetin./RadioEvropaeLirë Protestuesit në Beogra. Foto: RFE/RL Protestuesit në Beogra. Foto: RFE/RL