Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

NULL NULL
01.04.2026 16:34

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper do të organizojë nesër një takim virtual me rreth 35 vende.

Ky takim do të mbahet për  të diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Irani e ka bllokuar ngushticën, që kur ShBA-të dhe Izraeli sulmuan vendin më 28 shkurt dhe si rezultat, çmimet globale janë rritur.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se mënyra më e mirë për të adresuar këto gjëra, është të përpjekja për uljen e tensioneve dhe të sigurohet rihapja e ngushticës.

lajme të ngjashme