Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mblidhen deputetët në Serbi, pritet votimi i qeverisë

NULL NULL
02.05.2024 09:20
Millosh Vuçeviq, kryeministër në ardhje i Serbisë
Millosh Vuçeviq, kryeministër në ardhje i Serbisë

Për ditën e dytë me radhë është duke vazhduar seanca e votimit të qeverisë së re të Serbisë.

Deputetët janë mbledhur nga ora 09:00, derisa në rend të ditës është vetëm zgjedhja e qeverisë dhe betimi i anëtarëve të saj, raporton Nova, transmeton KlanKosova.tv.

Mandatari për formimin e qeverisë, Millosh Vuçeviq, të mërkurën ka prezantuar ekspozenë e tij, ku ka paraqitur të gjitha planet e tij.

Ndër të tjera ai ka thënë se qëllim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se e sheh si sfidë për qeverisjen e tij.

lajme të ngjashme