Mbledhje komemorative në Filologjik për profesorin e ndjerë, Shefki Sejdiu NULL NULL 27.07.2023 23:02 27.07.2023 23:02 Më 23 korrik u dha lajmi se ka vdekur profesori i njohur universitar Shefki Sejdiu, në moshën 87-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e dhanë familjarët përmes rrjeteve sociale. Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ndërkaq, familja e profesorit Sejdiu ka njoftuar se të premten, më 28 korrik, fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë mbledhje komemorative. “Ju njoftojmë se Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë të premten, më 28 korrik 2023, nga ora 9:00, një mbledhje komemorative për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e Prof. dr. Shefki Sejdiut. Mbledhja komemorative do të mbahet në sallën “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë”, thuhet në njoftim.