Mbikalimi me shkallë të “zorit” rrezikon fëmijët në Arbëri (VIDEO) NULL NULL 13.01.2024 12:24 13.01.2024 12:24 Ideja kreative e kalimit në lagjen Arbëria. Kronikë nga: Blerinë Doshlaku Rruga për në Arbëri nuk është edhe aq e lehtë për t’u kaluar. Kalimi në një pjesë të kësaj lagjeje të Prishtinës është mundësuar nga një zgjedhje goxha kreative nga qytetarët, kur vendosën shkallët për ta bërë më të lehtë ardhjen e shkuarjen nga kjo pjesë. Kjo alterantivë nga qytetarët erdhi pasi rruga pak metra më lartë, që shfrytëzohej nga kalimtarët, u mbyll së fundmi nga komuna. Drejtori për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi, në një prononcim për emisionin “Ju Flet Prishtina”, tregoi se zgjidhja është çështje ditësh, pasi do të bëhet vendosja e urës së përkohshme. Por kjo e fundit, siç thotë i pari i investimeve kapitale, nuk do të qëndrojë gjatë pasi në këtë pjesë do të bëhet investimi i një projekti goxha të madh siç është ndërlidhja e Pallatit të Rinisë me Arbërinë, e cila do t’u mundësojë banorëve të kalojnë sipër dhe pa pengesa do të mund të lëvizin edhe veturat në pjesën e poshtme. Ky projekt, siç bën të ditur vetë Xhaferi, do të realizohet gjatë 2024-tës. /Klankosova.tv