Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova NULL NULL 04.01.2026 19:36 04.01.2026 19:36 Foto arkiv. Me rastin e mbarimit të festave të fundvitit, bashkëatdhetarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kështu që, këto ditë vërehet një fluks i madh në pikat kufitare. Në përditësimin e fundit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritjet për të dale nga Kosova shkojnë deri në 70 minuta, në Merdarë e ku kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra, transmeton Klankosova.tv. Kurse, te “Dheu i Bardhë” pritjet sillen nga 30 e deri në 40 minuta, derisa në Jarinjë nga 20 e deri në 30 minuta. Ndërkaq, te pikat e tjera, pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta./Klankosova.tv