Mbi 85 mijë euro vetëm për paga, si i shpenzoi LDK mbi 224 mijë euro në tre muaj NULL NULL 06.02.2026 11:12 06.02.2026 11:12 Shpenzimet e partive politike për periudhën tetor-dhjetor 2025 janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në mesin e subjekteve politike, është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që ka realizuar shpenzime që afrojnë çerekun e një milionë eurove brenda tre muajve. Sipas raportit të KQZ, LDK kishte planifikuar 225,959.03 euro, ndërsa ka shpenzuar 224,859.70 euro, duke mbetur rreth 1,099.33 euro më pak se buxheti i paraparë. Struktura e shpenzimeve tregon se pjesa më e madhe e mjeteve ka shkuar për, 85,396.68 euro paga të punëtorëve, 1,154.50 euro për shërbime të telekomunikacionit, 35,650.00 euro për shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyp jo-marketing, shërbime kontraktuese dhe teknike. Ndërkohë, parat e mbetura janë përdorur edhe për nevoja operative si shërbime zyre, ushqim dhe pije, lëndë djegëse dhe kategori të tjera të shpenzimeve administrative. /Klankosova.tv