Mbi 76 milionë të infektuar dhe mbi 53 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë NULL NULL 19.12.2020 22:36 19.12.2020 22:36 Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen. Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 76 milionë e 501 mijë e 719 persona, kanë vdekur 1 milion e 689 mijë e 422 persona dhe janë shëruar 53 milionë e 597 mijë e 854 pacientë, njofton Klan Kosova Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 18 milionë e 18 mijë e 499 të infektuar, 322 mijë e 440 pacientë të vdekur dhe 10 milionë e 454 mijë e 345 të shëruar. Vendin e dytë e zë India me 10 milionë e 31 mijë e 659 të prekur, 145 mijë e 531 viktima dhe 9 milionë e 579 mijë e 681 të shëruar. Brazili zë vendin e tretë me 7 milionë e 200 mijë e 708 të infektuar, 186 mijë e 205 të vdekur dhe 6 milionë e 198 mijë e 185 të shëruar. Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.