Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 55 milionë të infektuar dhe mbi 38 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

NULL NULL
16.11.2020 16:50
SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 55 milionë e 6 mijë e 570 persona, kanë vdekur 1 milion e 327 mijë e 135 pacientë dhe janë shëruar 38 milionë e 261 mijë e 603, njofton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 11 milionë e 380 mijë e 748 të infektuar, 251 mijë e 958 pacientë të vdekur dhe 6 milionë e 938 mijë e 502 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 8 milionë e 867 mijë e 857 të prekur, 130 mijë e 391 viktima dhe 8 milionë e 279 mijë e 822 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 5 milionë e 863 mijë e 093 të infektuar, 165 mijë e 811 të vdekur dhe 5 milionë e 291 mijë e 511 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

lajme të ngjashme