Mbi 200 kompani kosovare në Forumin Ekonomik Kosovë-Arabi Saudite NULL NULL nga Flamur Gajtani 29.02.2024 10:27 nga Flamur Gajtani 29.02.2024 10:27 Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite mbajnë Forumin Ekonomik B2B Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite po mbajnë Forumin Ekonomik B2B ndërmjet dy vendeve në Klan Arena, ku mbi 200 kompani kosovare janë pjesëmarrëse në këtë forum. Në këtë takim ku po marrin pjesë edhe shumë biznesmenë nga Kosova, pas fjalimeve nga kreu i OEK-ut, Lulzim Rafuna dhe mysafirëve nga Arabia, pritet të zhvillohen edhe shume takime individuale të përfaqësuesve të kompanive kosovare me përfaqësues nga Arabia, njofton Klankosova.tv.