Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë NULL NULL 26.09.2024 09:23 26.09.2024 09:23 2 mijë e 535 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas statistikave të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 27 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 22 persona dhe 18 janë dërguar në mbajtje.