Mbi 16 milionë të infektuar me COVID-19 në SHBA NULL NULL 13.12.2020 08:26 13.12.2020 08:26 Health personnel breaks a swap to put it into the collection tube after taking a smear at a drive-in coronavirus testing station in Nuertingen, southern Germany, on November 10, 2020, amid the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images) Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 16 milionë e 62 mijë e 299 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 297 mijë e 818 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit SHBA regjistroi 219 mijë e 510 raste të reja me koronavirus dhe 2 mijë e 368 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova Në total llogariten rastet dhe vdekjet në të 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. E shtuna ishte dita e shtatë me radhë që numri i të hospitalizuarve arriti shifër rekord me 108 mijë e 478 pacientë të shtrirë në spitale sipas COVID Tracking Project. Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 1 milion raste të reja vetëm gjatë katër ditëve të fundit, teksa për tetë muaj arritën 8 milionë raste. Por për më pak se dy muaj është dyfishuar kjo shifër teksa numri i rasteve të reja vazhdon të rritet çdo 24 orë sipas CNN.