Mbi 121 mijë euro sekuestrohen në portin e Durrësit, ishin të fshehura në tavanin e autobusit NULL NULL 07.08.2023 10:24 07.08.2023 10:24 Policia e Shtetit Policia e Shtetit në Durrës e ka arrestuar një person dhe i ka sekuestruar 121, 680 euro të padeklaruara në portin detar të Durrësit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ato para kishin tentuar t’i futnin në Shqipëri duke i fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Ndërkaq, shoferi i është proceduar penalisht. Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Klankosova.tv