Mbi 100 njerëz u vranë në Gaza në natën e së dielës NULL NULL 25.12.2023 16:26 25.12.2023 16:26 Gaza Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gaza, natën e së dielës, duke u bërë kështu njëra nga netët më vdekjeprurëse të luftës, sipas zyrtarëve të vendit. Të paktën 70 persona u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte Maghazin në Gaza qendrore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra. Ndërsa mjekët thanë se 23 persona tjerë u vranë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Khan Younis në Gazën jugore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Tetë persona u vranë ndërsa avionët dhe tanket izraelite kryen dhjetëra sulme ajrore në shtëpi dhe rrugë në al-Bureij dhe al-Nusseirat aty pranë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Në mesin e viktimave të kësaj nate ka shumë fëmijë dhe gra, sikurse edhe në numrin total të palestinezëve të vrarë, numër ky që ka shkuar mbi 20 mijë e 600.