Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbërrijnë edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në Shqipëri

NULL NULL
31.05.2021 21:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sapo kanë arritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858 mijë e 750 doza të vaksinave Anti-COVID atje.

Tutje, Rama thotë se deri më tani janë kryer 776 mijë e 461 vaksinime në total.

“Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme