Mesazhi i Bidenit për pengjet në Gaza: “Mbahuni të fortë, po vijmë” NULL NULL 14.11.2023 19:39 14.11.2023 19:39 Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se beson që Hamasi do të lirojë më shumë nga 240 pengjet që mori në Gaza në sulmin e tij muajin e kaluar. Vetëm katër janë liruar deri më tani, por Biden, i cili është i përfshirë në diskutimet e përditshme për lirimin e pengjeve, tha se ka besim se ata do të lirohen. “Mbahuni të fortë, ne po vijmë”, tha ai kur u pyet nga gazetarët se cili është mesazhi i tij për familjen e pengjeve. Pas komenteve të Bidenit, Shtëpia e Bardhë tha se këshilltari më i lartë i presidentit për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, po shkon në rajon për bisedime në Izrael, Bregun Perëndimor, Arabinë Saudite, Katar dhe vende të tjera. “Në Izrael, ai do të diskutojë nevojat e sigurisë së Izraelit, imperativin e mbrojtjes së civilëve gjatë operacioneve ushtarake, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve dhe nevojën për të frenuar kolonët e dhunshëm ekstremistë në Bregun Perëndimor”, tha Shtëpia e Bardhë.