Max Verstappen fiton Sprintin në Belgjikë NULL NULL 26.07.2025 12:46 26.07.2025 12:46 Max Verstappen siguroi fitoren e 12-të në garë Sprint në karrierën e tij në Formula 1, duke mbrojtur me sukses pozicionin ndaj Oscar Piastrit dhe Lando Norrisit në Gran Prix-in e Belgjikës. Piastri e nisi mirë nga pole posiiton, por Verstappen kaloi në krye që në fund të xhiros së parë. Gjatë gjithë garës, McLarenët e ndoqën nga afër, por nuk arritën të bënin një manovër tejkalimi. Sprint-i përfundoi me Verstappenin në vend të parë, Piastri në të dytin dhe Norrisi në të tretin.