Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Max Verstappen e fiton çmimin e madh të Spanjës

NULL NULL
23.06.2024 17:28
Piloti i Red Bull, Max Verstappen

Është thuajse i pakonkurrentë.

Piloti i Red Bull në Formula 1, Max Verstappen, e ka shënuar edhe një sukses të radhës, duke u shpallur fitues i çmimit të madh të Spanjës.

Gara ishte tejet interesante, por holandezi po vazhdon me fitore duke ‘marrshuar’ drejt një titulli të radhës këtë edicion.

Pas tij u rendit, piloti i McLarenit, Lando Norris, i cili po ashtu zhvilloi një garë të fortë.

Vendin e fundit në podium e zuri ish-kampioni i shumëfishtë i botës, Lewis Hamilton.

Kurse pozita e tjera, katër dhe pesë u rënditën pilotët e Mercedes, Russell dhe ai i Ferrarit, Charls Leclerc.

Gara e radhës do të zhvillohet javën tjetër në Austri.

lajme të ngjashme