Maura Higgins afrohet me Chris Hughes, pak javë pasi u nda nga Chris Taylor NULL NULL 22.05.2021 17:09 22.05.2021 17:09 Maura Higgins kaloi ditën me Chris Hughes disa javë pasi u nda nga i dashuri i saj Chris Taylor. Dyshja shijuan momente të bukura në Thorpe Park në Surrey dhe dukej se po ia kalonin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Bukuroshja 30 vjeçare irlandeze dhe Chris 28 vjeçar shiheshin vazhdimisht të buzëqeshur, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Maura dhe Chris u bashkuan në Georgia Steel, ku u panë duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit derisa luanin së bashku. Ata këtë ditë e konsideruan si fillimin e tyre, madje në lajmin për ndarjen e tyre, Maura kishte thënë se edhe pas këtij vendimi, ata akoma e donin dhe e respektonin njëri-tjetrin. “Po shkruaj me zemër të thyer, por doja t’u tregoja se unë dhe Chris kemi marrë vendim që t’i japin fund marrëdhënies sonë. Gjithsesi ne akoma e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, u shpreh ajo në Instagram. Një veprim të tillë e bëri edhe Chris për t’ua bërë me dije ndjekësve se lidhja e tyre tashmë kishte përfunduar.