Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Matthew McConaughey thotë se është kundër vaksinës antiCOVID për fëmijët

NULL NULL
10.11.2021 09:10

Matthew McConaughey po flet kundër vaksinimeve të mandatuara nga qeveria për fëmijët kundër COVID-19.

Në një intervistë të re, aktori 52-vjeçar ka shpjeguar pse nuk do të mbështeste ende një urdhër për fëmijët.

“Nuk mund të detyroja që të vaksinoja fëmijët më të vegjël. Unë ende dua të zbuloj më shumë informacione”, tha Matthew në një bisedë me DealBook Online Summit, transmeton Klankosova.tv.

Komentet e Matthew vijnë pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së autorizoi vaksinën Pfizer për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç javën e kaluar.

Më pas Matthew zbuloi se ai dhe gruaja, Camila Alves, janë të dy të vaksinuar.

“Jam i vaksinuar. Gruaja ime është e vaksinuar. Nuk e bëra sepse dikush më tha se duhej. Unë zgjodha ta bëja”, tha Matthew. “A mendoj se ka ndonjë lloj mashtrimi apo teorie konspiracioni? Jo. Të gjithë duhet të largohemi nga kjo narrativë. Nuk ka një teori konspirative për vaksinat”.

lajme të ngjashme