Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mats Hummels njofton se do të pensionohet nga futbolli aktiv

NULL NULL
04.04.2025 22:29

Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels, ka zbuluar se do të tërhiqet nga futbolli profesionist në përfundim të sezonit 2024/25.

Ikona 36-vjeçare gjermane iu bashkua Romës si lojtar i lirë shtatorin e kaluar pas largimit të tij nga Borussia Dortmund.

Me mbi 300 paraqitje për Borussia Dortmund, Hummels shkroi se ishte tejet i emocionuar për pensionimin.

“Unë po luftoj me emocionet e mia. Ky moment vjen për çdo futbollist. Pas 18 vitesh të pabesueshme, do të pensionohem këtë verë”, tha Hummels, transmeton Klankosova.tv

Gjatë karrierës së tij, Hummels ishte pesë herë kampion i Bundesligës, dy herë me Dortmundin, 3 herë me Bayernin. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme