Mathys Tel largohet nga Bayern Munich NULL NULL 14.06.2025 19:59 14.06.2025 19:59 Mathys Tel pritet të largohet nga Bayern Munich për t’iu bashkuar Tottenham Hotspurs, këtë herë në një transferim të përhershëm. Sipas raportimeve nga BILD,, marrëveshja mes klubeve është në fazat përfundimtare dhe përfshin një shumë prej 35 milionë eurosh, përveç 10 milionë eurove të paguara më herët për huazimin e lojtarit. Tel do të qëndrojë te Tottenhami edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Frank, duke u bërë pjesë e rëndësishme e projektit të “Spurs”.