Mashtroi 63-vjeçaren për shlyerjen e kredisë dhe mori paratë, zbulohen detajet e rastit në Shkodër NULL NULL 23.04.2026 14:14 23.04.2026 14:14 Një rast mashtrimi është zbuluar së fundmi nga policia, ku një 63-vjeçare është mashtruar nga një bankier në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në një institucion bankar, ku A. Gj., 42 vjeç, punonte. Ky i fundit është proceduar penalisht, shkruan TopChannel, raporton KlanKosova.tv. NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja H. H., 63 vjeçe, banuese në Shkodër, se 42-vjeçari, përfaqësues i një banke, e ka mashtruar në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në këtë institucion financiar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.