Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegge NULL NULL 09.06.2019 08:30 09.06.2019 08:30 Aktori i njohur, Chris Pratt, është martuar me të dashurën e tij, Katherine Schwarzenegge, këtë të shtunë. Këtë e bëri të ditur një burim i afërt i çiftit për People, transmeton Klan Kosova. Çifti i cili janë bashkë nga vera e vitit 2018 u martuan të Montecito të Kalifornisë në pranin e familjarëve dhe miqve të tyre. Ky burim për People tha se çifti ishin shumë të lumtur bashkë me të ftuarit. “Vendi i dasmës ishte i bukur. Kishte lule dhe gjelbërim kudo, ishte një mjedis shumë romantik”. “E gjithë familja bënin fotografi të ndryshme dhe kënaqeshin të gjithë”, tha ky burim për People.