Martin mjeshtër i garave Sprint në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 17.06.2023 19:56 nga Naim Selmani 17.06.2023 19:56 Spanjolli Jorge Martin e ka kaluar i pari vijën e finishit të shtunën në garën Sprint në Moto GP që u zhvillua në Gjermani. Motoristi i ekipit Prima Pramac Racing po tregohet një mjeshtër i vërtet në garat Sprint pasi i ka fituar 2 nga 3 të fundit përcjell klankosova.tv. Martin e mposhti liderin dhe kampionin aktual Francesco Bagnaia në duelin për fitore. Bile ky i fundit mbeti i dyti me më shumë se dy sekonda vonesë. Kurse top treshen në podium e kompletoi motoristi australian i ekipit Red Bull KTM Factory Racing, Jack Miller. Me këtë fitore Martin e ka ngushtuar distancën me liderin e kampionatit në vetëm 21 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.