Marrëveshja e parealizuar: Ura s’hapet, Ibri vazhdon t’i ndajë Mitrovicat (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 25.08.2023 21:29 nga Qendresa Sinani 25.08.2023 21:29 Sot u bënë 8 vjet që kur Kosova e Serbia u morën vesh për lirim të qarkullimit mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, por një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në këmbë. Për largimin e barrikadave, e lirimin e qarkullimit edhe për vetura, u përkujdes kuvendi i ri komunal i kësaj komune, por vendimi nuk po gjen ende zbatim. E fajet për këtë, sipas kryesuesit të këtij institucioni, Nexhat Uglanin, i ka bashkësia ndërkombëtare që nuk po ua lejon qytetarëve, siç tha ai, lirinë që ua garanton edhe kushtetuta, njofton Klan Kosova. Megjithëkëtë, sipas qytetarëve, fajet kryesore i kanë udhëheqësit serbë, meqë sipas tyre edhe komshinjtë, serbët lokalë, e duan lirimin e asaj ure. Ka edhe të tillë që nuk mendojnë kështu dhe që thonë se qeveritarët kosovarë duhet të jenë më kryeneçë kur marrin vendime për heqjen e barrikadave në atë zonë, dhe të mos heqin dorë lehtë.