Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maroku thellon mallkimin e Holandës në penallti

NULL NULL
30.06.2026 10:18

Holanda është eliminuar sërish me penallti në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Maroku, duke vazhduar një histori jo të mirë nga pika e bardhë.

Kjo ishte humbja e katërt e “Tulipanëve” në penallti në Botëror, ndërsa kanë vetëm një fitore, transmeton Klankosova.tv.

Seria e penalltive për Holandën në Kampionatet Botërore:

Humbi nga Brazili në çerekfinale (1998).

Fitoi ndaj Kosta Rikës në çerekfinale (2014).

Humbi nga Argjentina në gjysmëfinale (2014).

Humbi nga Argjentina në çerekfinale (2022).

Humbi nga Maroku në 1/16 e finales (2026).

Eliminimi nga Maroku shënon daljen më të hershme të Holandës në një Botëror pas shumë vitesh dhe konfirmon se penalltitë vazhdojnë të jenë “makthi” i saj në skenën më të madhe të futbollit.

lajme të ngjashme