Marku: Jemi me trup e shpirt me Kosovën NULL NULL 01.08.2022 16:51 01.08.2022 16:51 Boksieri shqiptar Florian Marku, ka reaguar pas zhvillimeve në veriun e Kosovës. Ai tha se me shpirt është me Kosovën. “Jemi me trup e me shpirt me Kosovën”. Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit. Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave. Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.