Maratonë ndeshjesh, ju presin edhe sot ekskluzivisht në Art Motion NULL NULL 22.01.2025 10:31 22.01.2025 10:31 foto ilustruese E sotmja do të sjellë një ditë të mbushur me ndeshje të rëndësishme sportive për adhuruesit e sportit, të gjitha drejtpërdrejt në kanalet e Art Motion. Dita nis me përballjen NBA mes New York Knicks dhe Brooklyn Nets në orën 01:30 dhe mund ta ndiqni në kanalin Sport 1. Në orën 16:30, do mund ta shihni përballjen Besiktas kundër Athletic Bilbao po ashtu në Sport 1. Në Champions League, mbrëmja nis në orën 18:45 me ndeshjen RB Leipzig kundër Sporting CP në S1, njofton Klankosova.tv. Nga ora 21:00, zhvillohen disa ndeshje të tjera emocionuese: Real Madrid përballet me Salzburg në S1. Ndërsa PSG sfidon Manchester Cityn në po të njëjtën orë në kanalin e RTK-së. Orari i njëjtë përballë edhe Arsenalin me Dinamo Zagrebin në Sport 5, dhe AC Milan luan kundër Gironës në Sport 2. Njëherësh, Feyenoord sfidon Bayern Munich në Sport 4 dhe Celtic përballet me Young Boys në Sport 6, njofton Klankosova.tv. Në basketboll, dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në Superligë nga ora 18:30: Peja luan kundër Yllit në Sport 3 dhe Bashkimi përballë Borës në Sport 4. Mos e humbisni këtë ditë të mbushur me rivalitet dhe spektakël, ekskluzivisht në Art Motion./Klankosova.tv.