Maqedonia e Veriut kalon në epërsi ndaj Kosovës NULL NULL 08.10.2020 21:04 08.10.2020 21:04 Maqedonia e Veriut ka realizuar gol në portën e Kosovës. Është Ristovski i cili ka shënuar në minutën e 15-të, pas një kundërsulmi të nikoqirëve, transmeton Klan Kosova. Kanë qenë Dardanët që kanë dominuar për këtë periudhë të lojës, por që maqedonët kanë realizuar golin, pas një goditje që u devijua nga Benjamin Kololli. Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë zhvillohet në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.