Maqedonia e Veriut do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë NULL NULL 24.10.2023 22:23 24.10.2023 22:23 Kosova Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut do ta shtojë numrin e trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi. Në vendimin e ekzekutivit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se 35 ushtarë do t’i shtohen kontigjentit të misionit të NATO-s në Kosovë, përcjell Klankosova.tv Shtimi i numrit të ushtarëve maqedonas u bë në konsultim me ushtarakë të lartë të NATO-s. Me këtë numri i përgjithshëm i ushtarëve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ka arritur në 101.