Manipulimet me vota – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 28.01.2026 15:48 28.01.2026 15:48 Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Arianit Koci, avokat. Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për manipulimin me votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe për arrestimet që u bënë për këto manipulime. Gjithashtu, me Kocin do të diskutohet edhe për zhvillimet në skenën politike, formimin e qeverisë si dhe për çështjen e presidentit e marrëveshjet e mundshme mes subjekteve politike. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.