Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit 2025” nis sot në Stubëll të Vitisë

NULL NULL
19.09.2025 12:55

Të premten dhe të shtunën do të mbahen “Takimet e Dom Mikelit 2025” në Stubëll të Vitisë, ku në këtë manifestim kulturor dhe shkencor, sivjet do të nderohet figura e madhe e historisë së popullit shqiptar, Luigj Gurakuqi.

Me temën “Luigj Gurakuqi-Shtetar dhe Letrar”, kjo ngjarje organizohet pikërisht në 100-vjetorin e vrasjes së burrështetasit dhe njeriut të kulturës, njëherësh nënshkrues i pavarësisë së Shqipërisë.

Në edicionin e 36-të të këtij manifestimi do të mbahen aktivitete të ndryshme, ku sonte në natën e parë është FestFolk Stublla, ndërsa nesër mbahet Dita Qëndrore e Takimeve, me akademi shkencore, orë letrare, ndarje të çmimeve, ekspozitë me dokumente nga Arkivi i Kroacisë për vrasjen e Luigj Gurakuqit dhe përmbyllet me koncert nga ansamble të ndryshme nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Ky manifestim mbahet në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe, në Stubëll të Vitisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme