Manifesta 14 Prishtina nis sot nga ora 19:00, të pranishëm do të jenë edhe Osmani e Meta NULL NULL 22.07.2022 16:51 22.07.2022 16:51 Bienalja Manifesta 14 Prishtina do të nis sonte e që do të zgjas për 10 ditë. Këtë e ka bërë të ditur vet Manifesta ku në programi 100 ditor do të përmbajë art, arkitekturë, performanca e vente të tjera. “Ceremonia e hapjes zyrtare do të mbahet më 22 korrik, ora 19:00 – 23:00, në Platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, ka bërë të ditur Manifesta, transmeton Klankosova.tv. Në natën hapëse do të ketë përformancë nga “Jungle by Night”, ku thuhet se është dhuratë nga qyteti i Amsterdamit si dhe përformancë tjetër nga “Prishtina All Stars” e më pas do të ketë edhe një ‘after-party’ pas eventit zyrtar. Në ceremoninë hapëse të Bienaljes Manifesta 14 Prishtina do të jenë prezent edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.