Manchester City mposhtet nga Nottingham Forest NULL NULL 08.03.2025 16:20 08.03.2025 16:20 Kriza te kampioni në fuqi i Anglisë, vazhdon të thellohet. Manchester City ka humbur sërish në Premier League, duke rrezikuar tani edhe pozitën e katërt në tabelë, për plasman vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Goditja që morën sot “Qytetarët” në minutën e 83-të, mban emrin e Callum Hudson-Odoi, goli i të cilit i dha fitoren Nottingham Forestit, raporton Klankosova.tv. Me këtë triumf madje, kjo skuadër ka kapur vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, duke i ikur për katër sosh kundërshtarit të sotëm. City mund ta humb vendin e katërt, nëse Chelsea fiton nesër ndaj Leicesterit.