Flugaj: Botërori i kaluar ishte më i ndjekur, këtë vit interesimi më i ulët (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 10:52 14.06.2026 10:52 Interesi për Botërorin e futbollit këtë vit duket më i ulët në krahasim me edicionin e kaluar, sipas komentatorit të sportit, Arbon Flugaj. Ai tha në emisionin “Weekend”, se në Kosovë më parë ka pasur më shumë vëmendje si për turnetë evropianë ashtu edhe për Botërorin, duke përmend rënie të shikueshmërisë edhe në programet sportive. “Në vendin tonë, më duket se interesimi ka qenë më i madh në Evropianin e kaluar që e kemi pasur ne. Ka pasur jashtëzakonisht më shumë tifozë dhe shikues sesa tani, jo vetëm në ndeshje, por besoj edhe në emisionet sportive. Sa kam arritur të shoh, shikueshmëria ka qenë më e lartë. Në krahasim me vitin 2024, interesimi është shumë më i vogël këtë vit”, tha ai në Klan Kosova.