Manchester City e nis mbrojtjen e titullit kundër Chelseat NULL NULL 18.08.2024 10:22 18.08.2024 10:22 Kampioni në fuqi i Premier League, Manchester City, mbrojtjen e titullit do ta nis sot. Kundërshtari i parë do të jetë Chelsea. Loja do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, me fillim nga ora 17:30. “Blutë e Londrës” me disa përforcime dhe me trajnerin e ri, Enzo Maresca do të kërkojë ta kthejë namin që kishte para disa viteve. Në dy sezonet e fundit, kjo skuadër kishte lënë shumë për të dëshiruar, duke mos bërë paraqitje të mira në ligë dhe gara evropiane. Po sot, me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo në mes të Brentfordit dhe Crystal Palace.